Jevtiq: Lista Serbe nuk e përkrah formimin e Ushtrisë së Kosovës

Aktuale

Jevtiq: Lista Serbe nuk e përkrah formimin e Ushtrisë së Kosovës

Më: 23 maj 2018 Në ora: 16:59
Lista Serbe

Lista Serbe nuk do ta përkrahë asnjë përpjekje të Prishtinës për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Kështu ka deklaruar Dalibor Jevtiq, zëvendëskryeministër në Qeverinë e  Kosovës, njëherësh edhe ministër për Kthim dhe Komunitete, transmeton lajmi.net.

“Lista Serbe nuk e përkrah formimin e ushtrisë së Kosovës, ky është një qëndrim i ditur që moti nga ana jonë”, deklaroi sot Jevtiq.

Madje Jevtiq tha se Lista Serbe dhe përfaqësusesit e serbëve në Kosovë nuk do ta lejojnë që sipas tij marrëveshjet e Brukselit të injorohen nga Prishtina kur vije puna te Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Asociacion i komunave me shumicë serbe duhet të formohet vetëm sipas marrëveshjeve të Brukselit, marrëveshje këto që e bëjnë të qartë se Prishtina dhe Beogradi duhet harmonizojnë rregullimet ligjore për formimin e tij”, shtoi Jevtiq.

Ai po ashtu tha se në periudhën prej nëntë deri në 12 muajt e ardhshëm pritet që të formohet Asociacioni, i cili sipas tij serbëve të Kosovës do tu mundësonte jetë më të mirë.

Jevtiq dhe Lista Serbe, ani pse zyrtarisht kanë lënë qeverinë e Kosovës, po vazhdojnë të mbajnë postet ministrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat