Muharremi: Ka stagnime për anëtarësim në Interpol

Aktuale

Muharremi: Ka stagnime për anëtarësim në Interpol

Më: 23 maj 2018 Në ora: 11:20
Robert Muharremi

Robert Muharremi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare tha se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare është i lidhur me objektivat e politikës së jashtme të Kosovës.

Sipas tij edhe pse në programin e qeverisë janë vënë pikat prioritare për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare nuk ka pasur një lëvizje në këtë drejtim.

“Që nga viti 2008 Kosova është bërë në rreth 63 organizata ndërkombëtare. Kosova është anëtare në pak konventa shumëpalëshe. Ku jemi tani. E dimë që njohjet kemi pasur një numër bukur të lartë dhe keni tani rënie progresive në vitet e fundit. Kjo tregon që ka një lloj stagnimi sa i përket njohjeve bilaterale.”, tha Muharremi.

Sipas tij një ndër projektet kryesore është anëtarësimi në Interpol dhe kjo sipas Muharremit nuk ka ecur mirë.

“Ku janë problemet. Problemi është a i kemi votat. Na nevojitet 2/3 e anëtarëve që votojnë. E kemi dhe problemin e UNMIK-ut pasi që ky mision  ka  marrëveshje me Interpolin dhe komunikimi vazhdon me UNMIK-un. UNMIK-u ka shpreh rezervë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Kemi risk real sa i përket Interpolit”, ka thënë Muharremi.

Ai ka bërë apel që MPJ dhe Zyra e kryeministrit dhe e presidentit t’i shikojnë pak instrumentet për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat