Thaçi takon Ramën pas rizgjedhjes në krye të Kushtetuese

Aktuale

Thaçi takon Ramën pas rizgjedhjes në krye të Kushtetuese

Më: 23 maj 2018 Në ora: 11:19
Pamje nga takimi Thaçi-Rama

Presidenti Hashim Thaçi ka takuar sot Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Ramën, pas rizgjedhjes së saj në krye të këtij institucioni të drejtësisë.

“Sot takova Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Ramën, pas rizgjedhjes së saj në krye të institucionit që mbron kushtetutshmërinë në Republikën e Kosovës. Kryetaren Rama e urova për punën profesionale të Gjykatës Kushtetuese dhe i dëshirova suksese të mëtejme në mandatin e ri”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti ka shtuar se Gjykata Kushtetuese është simbol i unitetit qytetar dhe shtyllë kryesore e shteti.

Mandatin e dytë, Rama-Hajrizi do ta fillojë më 26 qershor 2018, kur edhe përfundon mandati i saj i parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat