"Xhavit Haliti njeriu që i ka duart me gjak, tregoj fytyrën e vërtetë prej krimineli"

Aktuale

"Xhavit Haliti njeriu që i ka duart me gjak, tregoj fytyrën e vërtetë prej krimineli"

Nga: H.O. Më: 23 maj 2018 Në ora: 09:04
Xhavit Haliti

Pak ditë më parë një sulm verbal ka ndodhur ndërmjet depuetit të LDK-së, Arben Gashi dhe nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti. Ky sulm është komentuar në mënyra të ndryshme, derisa në pamjet që qarkullonin nga seanca e Kuvendit, shihej se si Haliti e kishte goditur deputetin Gashi.

Por ky sulm është parë edhe për qëllime të tjera. Kështu, njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti ka thënë se ky rast ka nxjerrë në pah fytyrën e vërtetë të Xhavit Halitit.

“Sulmi i fundit verabal dhe fizik mes Xhaviti dhe Arbenit, ka nxjerrë në pah fytyrën prej krimineli të Xhavit Halitit. Njeriut që ka vu maskën e politikanit modern, s’po arrinë të ndihet mirë nën lëkurën që nuk i përket. Sa më shumë që po vjen fundi i klanit "Pronto", aq më të rrezikshëm do të bëhen. Paramendo kur këtë e bjen kundër deputetëve, çfarë janë në gjendje të bëjnë kundër qytetarëve të rëndomtë, e të cilët s’ka asnjë fuqi as politike, as tjetër për të përballuar këto bisha të sëmura për gjak”, thekson Mehmeti.

Ai thotë se derisa Haliti tashmë njihet mirë, deputetët po arrijnë të nxjerrin në sipërfaqe të vërtetën.

“Të gjithë e njohim fytyrën kriminale të Xhavit Haliit, por deputët kundërshtarë po arrijnë të nxjerrin në sipërfaqe të vërtetën, e njohur. PDK është afër fundit të saj, kjo i tërbon pasi e kuptojnë se me humbjen e pushtetit mbarojnë edhe vetë ata, të cilët fatin e tyre e kanë të lidhur me pushtetin. S’më befason fare reagimi i Xhavit Halitit, njeriut që i ka duart me gjak, habitem si ky njeri vazhdon të mbajë pozitë në shtet, derisa vendi i tij është diku tjetër”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat