Kjo është ftesa e Vetëvendosjes që iu dërgua partive politike për tryezë

Aktuale

Kjo është ftesa e Vetëvendosjes që iu dërgua partive politike për tryezë

Më: 22 maj 2018 Në ora: 22:17
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar ftesa për partitë politike, për të qenë pjesëmarrëse në tryezën e së premtes, të organizuar nga kjo parti.

Media ka siguruar ftesën që partia e Albin Kurtit, ua ka bërë partive vendore, përveç Listës Serbe.

Në këtë ftesë, theksohet se qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi për dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme, dhe është lëshuar në emër të Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi.

Në të tregohet se moderues i tryezës do të jetë Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Kjo tryezë mbahet me qëllim arritjen e koncensusit për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, si zgjidhja demokratike që do të mundësonte krijimin e një qeverisjeje legjitime të shumicës për të çuar përpara proceset e domosdoshme politike dhe ekonomike për shtet ndërtimin e Republikës së Kosovës, zhvillimin e vendit dhe integrimin euro-atlantike, duke përfshirë këtu edhe pakicat në shtetin tonë e raportin me fqinjtë tanë. Tryeza do të moderohet nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti”, thuhet në ftesën e VV-së dërguar subjekteve politike në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat