A do të vazhdojë konflikti me Xhavit Halitin? – Arben Gashi jep përgjigjen

Aktuale

A do të vazhdojë konflikti me Xhavit Halitin? – Arben Gashi jep përgjigjen

Më: 22 maj 2018 Në ora: 21:27
Pamje nga perplasja

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka folur edhe një herë për incidentin e tij fizik me nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Haliti.

Në media, ai u pyet nëse konflikti me Halitin mund të vazhdojë edhe më tej.

Ai u përgjigj duke thënë se ky konflikt i tij me Halitin duhet të përmbyllet në Kuvend.

“Ajo është ngjarje që ka ndodhur në Kuvend, mbetet në Kuvend dhe do të përmbyllet në Kuvend”, ka thënë ai.

Gashi ka folur edhe për momentin kur sulmohet fizikisht nga Haliti.

Ai tha se nuk e kishte kuptuar se çfarë po kërkonte, por më pas, sipas tij, ishte bërë e qartë nga sjelljet dhe gjuha e tij.

“Nuk e kam kuptu çka po më thotë. Të gjithë deptuetët tjerë të PDK-së u treguan shumë konstruktiv”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat