Aktivisti i VV-së: E kemi tepruar me sharje, na janë larguar ajka e partisë

Aktuale

Aktivisti i VV-së: E kemi tepruar me sharje, na janë larguar ajka e partisë

Më: 22 maj 2018 Në ora: 15:18
Shpend Ahmetit,

Krijimi i partisë së re nga të larguarit e Lëvizjes “Vetëvendosje” nxiti reagime të shumta nga aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje”. Mirëpo, përpos sharjeve dhe ofendimeve, kishte edhe nga ata që u dëshpëruan me largimin e Shpend Ahmetit,Visar Ymerit, Dardan Molliqajt etj…

Bëhet fjalë për aktivistin e LVV-së, Alban Rexhepaj i cili ka kundërshtuar një status të aktivistit tjetër, Valdrin Ameti, i cili PSD-në e ka quajtur “Fillimi i Ri me rrencat e vjeter”.

Sipas Rexhepajt, me largimin e këtyre figurave është dëmtuar rënd partia e Albin Kurtit.

Image

“Valla thoni çfarë të doni, se kryeneçësitë dhe paranojat e disave, ia kanë q… nënën VV-së; është larguar ajka e saj! Në fillim edhe mua m‘u është dukur si thikë pas shpine, por koha po e tregon të vërtetën; madje po më vjen turp prej vetes qe rashë pre e propagandës së militantistëve e tifozllëkut të shfrenuar”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, ka thënë se u kërkon falje publikisht atyre që i ka linçuar përmes “Facebook”-ut. “Linçim i cili vinte nga injoranca; injorancë e cila ra pre e militantistëve të shfrenuar”, ka shkruar ai, duke shtuar se përsëri do të vazhdon të jet aktivist i VV, por me një qasje demokratike pa linçime, ofendime, folklorizëm dhe rrebelizëm ndaj shtetit dhe shoqërisë në tërësi. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat