Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një njoftimi në facebook ka njoftuar se anëtari më i ri i LVV-së, është inxhinieri Gazmend Begolli
Begolli ka një biografi të gjerë pasi që ai është inxhinieri i diplomuar i makinerisë, mësimdhënësi dhe eksperti në fushën e energjisë dhe termo-energjetikës,
Kurti në fund ka shtuar se LVV po forcohet dhe po bashkohen dijet dhe përvojat në vendin tonë.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:
Sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE! u anëtarësua inxhinieri i diplomuar i makinerisë, mësimdhënësi dhe eksperti në fushën e energjisë dhe termo-energjetikës, z.Gazmend Begolli. Në selinë qendrore të Lëvizjes sonë z.Begolli e kam pritur bashkë me drejtuesin e Komitetit tonë Profesional për Industri, z.Nazmi Mikullovci, i cili për 14 vite ka qenë drejtor i Trepçës. Bashkëbiseduam për gjendjen e ekonomisë dhe situatën energjetike në Kosovë, për nevojën për investime publike për TC Kosova A dhe B, që japin energji shumëfish më të lirë sesa fondet e huaja investive private para së cilave është dorëzuar qeveria e Kosovës. Në VETËVENDOSJE! po i bashkojmë dijet e përvojat dhe po e shtojmë fuqinë e Lëvizjes për ndryshimet e domosdoshme në vendin tonë.