Fondi 1.8 milion eurosh, peng i mos marrëveshjeve në mes të komuniteteve

Aktuale

Fondi 1.8 milion eurosh, peng i mos marrëveshjeve në mes të komuniteteve

Më: 22 maj 2018 Në ora: 14:07
Komisioni

Përfaqësues të komunitetit egjiptian kanë shprehur pakënaqësi në lidhje me fondin për ndërtimin e shtëpive, duke kërkuar që të mos përjashtohen nga ky proces.

Veton Berisha nga komuniteti egjiptian gjatë raportimit të ministrit të MPM-së,  Skender Reçica dhe atij për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jetviq, ka shprehur shqetësimin për neglizhencën e ndërtimit të shtëpive, duke bërë thirrje që kjo të mos bëhet për interesa politike.

"Ne kemi parë haptas që komuniteti egjiptian dhe goran të përjashtohen nga ky fond. Kjo është arsyeja se e kemi parë pse po neglizhohet procesi i ndërtimit të shtëpive. Nuk duhet neglizhohet për interesa politike. Ne nuk shantazhojmë dhe as nuk do ta rrëzojmë qeverinë, por do të kërkojmë që edhe komuniteti jonë të përfshihet në fond. Do të kërkojmë drejtësi. Nga grupi 6 + është thënë se nëse komuniteti juaj merr pjesë në këtë buxhet do të bëhet kiameti. Nëse e pret pajtimin mes neve, sepse vetë fakti se kërcënohet dhe thuhet se do të bëhet kiameti, atëherë mos prit dakordancë. Pse unë duhet të përjashtohem? Ka mekanizma ligjorë që të fillohet sa më parë implementimin”, tha ai.

Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, tha se fondi prej 1.8 milion euro janë të destinuara për përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve në Kosovë, por  pengesë për realizimin e këtij projekti për ndërtimin e shtëpive mbeten mos marrëveshjet në mes të komuniteteve.

“Pakënaqësitë që kanë mes vete komunitetet, kanë sjell në situatë që s’kemi filluar realizimin e projekteve. Uroj që të merreni vesh mes vete dhe të vini me një dokument që të hapet mundësia e procedurave për fillimin e projekteve. Nëse nuk do të ketë dakordim, do t’i kërkoj qeverise që këto mjete në rishikim t’i kthehet buxhetit të shtetit", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat