Thaçi dhe Pacolli takojnë në Budvë të dërguarin e posaçëm të Kanadasë, Dion

Aktuale

Thaçi dhe Pacolli takojnë në Budvë të dërguarin e posaçëm të Kanadasë, Dion

Më: 22 maj 2018 Në ora: 12:36
Hashim Thaçi dhe The Hon Stephane Dion

Presidenti, Hashim Thaçi bashkë me ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, ndodhën në Budvë të Malit të Zi ku do të zhvillohet Forumi i Zigurisë “To Be Secure”.

Atje të dy, po shfrytëzojnë mundësinë për të zhvilluar takime me drejtues dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme. Pak më parë Thaçi dhe Pacolli kanë takuar të dërguarin e posaçëm të Kanadasë për Evropë, The Hon Stephane Dion.

“Me të diskutuam për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Kanadasë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Kanadaja e ka mbështetur Kosovën në procesin e lirisë dhe pavarësisë, kurse tash është një partner i fuqishëm i Kosovës edhe në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat