Pacolli vlerëson lart rolin e Çekisë për Kosovën

Aktuale

Pacolli vlerëson lart rolin e Çekisë për Kosovën

Më: 22 maj 2018 Në ora: 12:12
Behgjet Pacolli

Republika e Çekisë do të emërojë së shpejti të ngarkuarin me punë në Ambasadën e këtij shteti në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi që zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, kishte me një delegacion nga Çekia, të kryesuar nga zëvendësministri i ri dhe drejtor i Departamentit të Evropës Jugore dhe Juglindore të MPJ-së çeke, ambasadorin Martin Kosatka.

Në takim është diskutuar për bashkëpunimin dhe forcimin e raporteve të mëtejme ndërmjet dy vendeve.

Ministri Pacolli i ka vlerësuar lart raportet ndërmjet dy shteteve, si dhe ka falënderuar shtetin çek për përkrahjen, sidomos si anëtare e grupit të shteteve të Vishegradit, për përfshirjen e barabartë të Kosovës në punimet e ministerialit  të vendeve të Procesit të Vishegradit që u mbajt në Greqi.

Ndërsa,  delegacioni çek ka rikonfirmuar përkrahjen e Republikës së Çekisë për perspektivën dhe integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat