Reçica: Jemi të përkushtuar në mbështetje të të rinjve me aftësi të kufizuara

Aktuale

Reçica: Jemi të përkushtuar në mbështetje të të rinjve me aftësi të kufizuara

Më: 22 maj 2018 Në ora: 11:59
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka thënë se si shoqëri dhe si Qeveri, e kemi për obligim të kujdesemi për të rinjtë, e sidomos për ata me aftësi të kufizuara.

Këto komente ministri i bëri pas pjesëmarrjes në festën e organizuar në përmbyllje të Turneut Ndërkombëtarë të Notit për personat me Sindromën Down, ku morën pjesë garues nga 11 vende të ndryshme të botës.

“I përgëzova të gjithë garuesit, e gjithashtu edhe organizatorët për organizimin e një ngjarje kaq të rëndësishme për sportin në vend, në veçanti urova garuesen tonë, Medina Surdulli e cila na nderoi me medaljen e artë. Ndjehem i lumtur dhe krenarë për sukseset që po na sjellin të rinjtë tanë në sport, sepse ata janë ambasadorët më të mirë për vendin tonë”, ka thënë ministri Reçica.

Ministri Reçica tha se në kuadër të përpjekjeve për kujdes ndaj personave me aftësi të kufizuara, në këtë rast të të rinjve me sindromës Down, MPMS muaj më parë ka nënshkruar një marrëveshje me Organizatën “Down Syndrome Kosova” që të rinjtë me sindromë të trajnohen në Qendrat e Aftësimit Profesional.

Reçica tha se MPMS do të vazhdojë t’i mbështesë këto kategori edhe më tutje në kuadër të kompetencave që ka.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat