"Sistemi i drejtësisë i shërben vetëm politikës e që më së paku ka të bëjë me drejtësi"

Aktuale

"Sistemi i drejtësisë i shërben vetëm politikës e që më së paku ka të bëjë me drejtësi"

Nga: H.O. Më: 22 maj 2018 Në ora: 10:06
Ilustrim

Duke qenë se Kosova edhe dhjetë vite pas pavarësisë, ende përballet me korrupsion në përmasa të mëdha. Kjo si pasojë e një sistemi të drejtësisë që nuk ndjekë përgjegjësitë kryesor për gjendjen e shkaktuar në Kosovë.

Kësisoj në Kosovë nevojitet një reform e thellë në sistemin e drejtësisë. Kështu mendon edhe njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi.

Image
Islam Krasniqi

Ai thotë se duhet të bëhen ndryshime rrënjësore në këtë fushë që të zbardhet secili rast i lënë në harresë.

“Në fushën e drejtësisë duhet të bëhen ndryshime rrënjësore, në të gjitha aspektet, që të zbardhet çdo rast i lënë në harresë.Sistemi i drejtësisë është ndërtuar dhe kapur nga politika, ku i shërben vetëm politikës e që më së paku ka të bëjë me drejtësi”, thekson analisti Krasniqi.

Ai thekson më tutje se shumë raste për arsye politike apo ryshfeti lihen në harresë deri sa të parashkruhet lënda, duke mos i dhënë llogari askujt.

“Ndryshimet në këtë sistem të vrazhdë duhet të bëhen me hapa konkret ku gjyqtarët dhe prokuroret të mbajnë përgjegjësi për veprimet e veta, të cilët duhet të dhënë llogari, për rastet e harruara, për lëndet e parashkruara, apo duhet të kërkojmë një rishiqim nga pika zero duke e bërë vetingun siç po ndoshta në shtetin shqiptar”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat