"Thaçi meriton të dënohet për tradhti ndaj vendit"

Aktuale

"Thaçi meriton të dënohet për tradhti ndaj vendit"

Nga: H.O. Më: 21 maj 2018 Në ora: 19:52
Hashim Thaçi

Kryetari i Ballit Kombëtar, Gazmend Islami në një postim të tij në Facebook ka shkruar se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi po e shtyn Kosovën drejt një të panjohure, duke qenë se ka qenë i katapultuar në UÇK, shef i bisedimeve me Serbinë, nënshkrues i këtyre marrëveshjeve.

Ai madje shkruan se Presidenti Thaçi e meriton të dënohet për tradhti ndaj vendit.

Postimi i plotë:

Hashim Thaçi po e shtynë Kosovën drejt një të panjohure, duke qenë gjatë gjithë kohës një x i panjohur, i katapultuar në UÇK, me shpat në dorë arriti në majë të saj, shef i delegacionit të Rambujes, më vonë shef në bisedimet e Vjenës, shef në bisedimet me serbin, nënshkrues i parë i marrëveshjeve me serbin, çdo herë në intervistat e tij tregon që marrëveshjet janë të dhimbshme për Kosovën, tash së fundmi ka filluar të përgatitë qytetarët që serbët do të marrin autonomi, apo më mirë të themi që sërbët po krijojnë një shtet të vogël në Kosovë. Thaçi mund të punojnë për çdo shtet tjetër por jo kurrë për shtetin tonë. Thaçi meriton të dënohet për tradhti ndaj vendit, prokurori i shtetit ka qindra fakte për këtë, po ku me gjet Prokurorinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat