Paralajmërimi i Vetëvendosjes për presidentin Thaçi - Bota Sot
Paralajmërimi i Vetëvendosjes për presidentin Thaçi

Aktuale

E mërkurë, 20 qershor 2018

Paralajmërimi i Vetëvendosjes për presidentin Thaçi

Më: 21 maj 2018 Në ora: 16:51
Albin Kurti

Përmes një komunikate për media, thuhet se deputetja Albulena Haxhiu në emër ët grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka dërguar letër zyrës së presidentit për të mos e emëruar si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese Radomir Laban. Sipas informacioneve që janë bërë publike në media, i njëjti është dënuar si pjesë e një grupi kriminal.

Sipas Gjykatës Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 114 paragrafi 1 thuhet se:

“Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë gjyqtarë të cilët do të jenë juristë të shquar dhe personalitete me moralin më të lartë…”, citon Lëvizja Vetëvendosje.

Ndër tjera në komunikatë thuhet se “Njoftojmë po ashtu se para votimit pasi që jemi informuar me këtë çështje kemi bërë përpjekje për ta ndalur votimin me disa nga grupet e tjera por ata kanë vijuar me votimin për. Në këto kushte po njoftojmë dhe po paralajmërojmë Presidentin që nëse dhe ai nuk e kthen këtë vendim që përmban shkelje të rëndë të Kushtetutës, do t’i hapet rrugë delegjitimimit të institucionit të Gjykatës Kushtetuese”.

Të premten e kaluar 71 deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë hezituar t’ia japin votën Radomir Labanit për t’u bërë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

I njëjti njeri, para disa vjetësh kishte deklaruar se në këtë Gjykatë përfaqëson Kishën Ortodokse Serbe.

“Unë këtu përfaqësoj Kishën Ortodokse Serbe. Po e bëj punën time me nder, sikur e kam bërë edhe më herët, dhe nuk e di pse ju intereson kjo temë”, kishte thënë Labani.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test