Ja sa do ta ketë pagën drejtori i ri i Telekomit të Kosovës

Aktuale

Ja sa do ta ketë pagën drejtori i ri i Telekomit të Kosovës

Më: 21 maj 2018 Në ora: 12:06
Telekomi i Kosovës

Kushdo që do të vije në krye të Telekomit të Kosovës, nuk do ta ketë më pagën 5 mijë euro sikur drejtorët e deritashëm të kësaj ndërmarrje publike.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë ka dhënë një lajm të keq për menaxhmentin dhe punëtorët e Telekomit të Kosovës.

Ai ka lënë të kuptohet se nga muaji tjetër do t'u zbriten pagat punëtorëve për 10 për qind  e menaxhmentit 20 për qind.

Ky veprim sipas tij është i domosdoshëm për ta shpëtuar Telekomin.

“Është në të mirën e tyre, në mënyrë që të mos bankrotojë. Kur të kthehen në këmbët e veta, mund të kthehen pagat prapë”, ka thënë Haradinaj.

E kjo i bie që drejtori i ri, do të marrë pagën 4145 euro, apo 1036 euro më të vogël se drejtori i fundit, Agron Mustafa.

Aktualisht ushtrues detyre i kryeshefit të Telekomit të Kosovës është Zeqir Kiqina deri në zgjedhjen e drejtorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat