Haradinaj thotë se BE-së dhe SHBA-ve nuk i intereson sa zëvendësministra ka Qeveria e tij

Aktuale

Haradinaj thotë se BE-së dhe SHBA-ve nuk i intereson sa zëvendësministra ka Qeveria e tij

Më: 21 maj 2018 Në ora: 11:15
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se askujt prej ndërkombëtarëve nuk i intereson se sa zëvendësministra ka qeveria e tij.

“Nuk qëndron kështu, nuk e ka kërkush në interesim këtë temë. As BE-së as Amerikës nuk i intereson kjo pjesë”, është shprehur kryeministri.

Sa i përket rrugës Kaçanik-Han i Elezit, Haradinaj ka thënë se pritet që kjo rrugë të lëshohet për qarkullim më 1 qershor.

“Lajm i mirë është se në rrugën Kaçanik-Han i Elezit mund të ndodhë që të mbyllen punimet dhe deri më 1 qershor të lëshohet rruga për qarkullim. Po punohet në dy ndërrime shpresoj të lëshohet sa më shpejt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat