Ish-anëtari i SHIK-ut pyet Veselin: Si e përvetësove shtëpinë e gjeneralit serb

Aktuale

Ish-anëtari i SHIK-ut pyet Veselin: Si e përvetësove shtëpinë e gjeneralit serb

Nga: N.H Më: 21 maj 2018 Në ora: 10:44
Kadri Veseli

Ish-anëtari i Shërbimit Informativ të Kosovës, Naim Miftari, thotë se si u bë e mundur që Kadri Veseli, si i varfër që ishte para luftës, të përvetësojë shtëpi milionëshe, siç shkruan ai, nga një gjeneral ushtarak i Serbisë.

“Kryetari i parlamentit Kadri Veseli, pas luftës si i vetëshpalluri shef i SHIK-ut, si u bë e mundur që pas luftës, si i varfër që ishit para luftës, veç pasurive tjera, ta përvetësosh edhe shtëpinë milionëshe nga një gjeneral ushtarak i Serbisë ku jetoni edhe sot”, ka thënë Miftari.

Ai po ashtu thotë se si u bë e mundur që edhe presidenti Thaçi, të bëjë gjithë atë pasuri.

“Po shoku i juaj, Hashim Thaçi, tani kryetar, biri dikur i rojtarit të arave. Kush ja la trashëgim, nuk ka mundur vetëm nga stërshitja, vjedhja dhe shitja e xhinseve mu pasuru kaq shumë”, ka thënë ndër tjerash ai.

Ja postimi i plotë i Miftarit:

Sot kryetari i parlamentit Kadri Veseli pas luftës ish i vetëshpalluri si shef i SHIK-ut si u bë e mundshme që pas luftës si i varfër që ishit para luftës veç pasurive tjera ta përvetësosh ta "blesh" edhe shtëpinë milionëshe nga një gjeneral ushtarak i Serbisë ku jetoni edhe sot!
Dhe si arriti edhe ndihmësi i juaj i ashtuquajturi drejtori i juaj (Drrasaxhija i Radomirit)po ashtu para luftës i varfër ta blejë dhe ta përvetësoj banesën milionëshe të Rrahman Morinës dhe Buba Morinës, apo ndoshta ju kanë lan trashëgimi republika e Serbisë për arsye të kontributin të madh që e dhatë për lirin e Kosovës gjatë dhe sidomos pas luftës!
Po shoku i juaj, Hashim Thaçi tani kryetar sot multimilionerin, biri i dikur rojtarit të arave të Zem Zadrugave (Polor), edhe atij nga i mbiu gjithë ajo pasuri multimilonshe pasuri marramendëse familjare, kush ja la trashëgim nuk ka mundur vetëm nga stërshitja, vjedhja dhe shitja e gjinseve (Lleviskave 501... dhe Dizellkave) zvicerane mu pasuru kaq shumë? Një po ja pranoj, boll të fort po ju dalin se i keni pas bababallart dhe kumbarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat