Thaçi: Arben Haliti ishte i patrembur në çdo betejë

Aktuale

Thaçi: Arben Haliti ishte i patrembur në çdo betejë

Nga: N.H Më: 21 maj 2018 Në ora: 09:52
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka përkujtuar heroin Arben Haliti, në 20 vjetorin e tij të rënies.

Thaci ka thënë se Arbeni qëndroi heroikisht dhe ishte i patrembur në çdo betejë. Gjithmonë ishte në mbështetje të bashkëluftëtarëve, të cilët për t’i shpëtuar nga prita e policisë serbe ku kishin rënë, sakrifikoi edhe jetën e tij.

“Sot u bënë 20 vjet nga rënia e heroit Arben Haliti, i cili ishte pjesë e njësiteve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Arbeni qëndroi heroikisht dhe ishte i patrembur në çdo betejë. Gjithmonë ishte në mbështetje të bashkëluftëtarëve, të cilët për t’i shpëtuar nga prita e policisë serbe ku kishin rënë, sakrifikoi edhe jetën e tij. Brigada 112 në Zonën Operative të Drenicës, gjatë tërë luftës, me krenari e mbajti emrin e tij”, ka shkruar ai, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat