Vlora Çitaku: Marko Gjuriq po gënjen

Aktuale

Vlora Çitaku: Marko Gjuriq po gënjen

Më: 21 maj 2018 Në ora: 08:37
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku e ka quajtur të turpshme një video të prodhuar nga Qeveria e Serbisë, në të cilën deklarohet zyrtari për Kosovën Marko Gjuriq.

Në videon e titulluar “Historia e vërtetë e Kosovës”, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq e shfaq Kosovën si një shtet të dështuar, ndërsa e quan UÇK-në organizatë kriminale.

Për Vlora Çitakun, të gjitha faktet që prezantoi Gjuriq në këtë deklarim, janë të rreme.

“Meqenëse është pasdite e dielë, dhe ndodhi që të kisha kohë të lirë, dëgjova parodinë më të fundit të prodhuar nga Qeveria serbe për Kosovën. Faktet janë të gabuara, tërësisht. Një përpjekje e dëshpëruar për të rishkruar historinë. E turpshme për një vend që synon të jetë anëtar i BE-së”, ka shkruar Çitaku të dielën, në rrjetin social Twitter.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat