Emërohen dy anëtarë të rinj të Ibër Lepencit

Aktuale

Emërohen dy anëtarë të rinj të Ibër Lepencit

Më: 21 maj 2018 Në ora: 07:33
Qeveria e Kosovës

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës ka emëruar dy anëtarë të rinj të Bordit të Ndërmarrjes Publike Ibër Lepenc.

Ata janë Ejup Visoka dhe Mehmet Ballazhi.

Ministri i  Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka tha se bordi nuk është funksional andaj emërimi edhe i dy anëtarëve është proces i rëndësishëm.

“Emërimi i anëtarëve të rinj do të bëhet nga lista e pritjes", tha Lluka.

Mehmet Ballazhi ka qenë kandidat për kryetar të Hanit të Elezit nga radhët e PDK-së, ndërsa Visoka një  kohë të gjatë ka mbajtur poste të rëndësishme në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

****

Kryeministri Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë, e cila pritet të fillojë në ora 09:00.

Mbledhja e ekzekutivit do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat