Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, tash e tutje ka vendosur të mbështesë Partinë Social Demokrate e themeluar nga grupi i të pakënaqurve në Vetëvendosje.
Krasniqi edhe tha se Vetëvendosje është grabitur prej një grupi të njerëzve.
E lidhur më këtë, ka reaguar edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Avni Zogiani.
Zogiani thotë se Krasniqi ka të drejt kur ankohet. Tutje, anëtari i VV-së shprehet se edhe ai beson se kjo parti është grabitur, por, sipas tij, nga aktivistët.
Ja postimi i plotë:
Florin Krasniqi po thotë qe VV është grabitur nga një grup i njerëzve... ky e pat themelue këtë Lëvizje edhe ka të drejte kur ankohet, edhe unë besoj se VV është grabitur...nga aktivistët.