Gjergj Dedaj përfshihet në debatin e vizave, ka një mesazh për Lutfi Hazirin

Aktuale

Gjergj Dedaj përfshihet në debatin e vizave, ka një mesazh për Lutfi Hazirin

Nga: I.J Më: 20 maj 2018 Në ora: 14:32
Gjergj Dedaj

Edhe zv/ministri i jashtëm Gjergj Dedaj është përfshirë në debatin mes Haradinajt dhe LDK-së, për çështjen e liberalizimit të vizave, përcjell Bota sot.

Dedaj i ka reaguar Lutfi Hazirit duke i thënë se vizat nuk i sjell as LDK dhe as PLK por institucionet e Kosovës me institucionet e Bashkimit Europian.

Postimi I zv/ministrit Gjergj Dedaj

“Jo Lutë, LDK nuk mund ti sjellë vizat!

-Vizat i arrijnë institucionet e Kosovës me institucionet e Bashkimit Europian!

Partitë politike te Kosovës, nuk mund t’a bëjnë liberalizimin e vizave, ato mund ta ndihmojnë dhe lehtësojnë ketë proces, te grupimet simotra politike te Europes, nëse kane bashkëpunim dhe janë te anëtarësuara, siç e bënë PLK brenda grupit te ALDE, tani e 25 vite!

Liberalizimin e vizave e arrijnë institucionet shtetërore te Republikës se Kosovës në koordinim me institucionet e Bashkimit Europian!

Prandaj, vizat nuk i sjelle as LDK dhe as PLK !” (sic.), ka shkruar Dedaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat