Haziri-Haradinajt: Fajtorin e ke brenda qeverisë

Aktuale

Haziri-Haradinajt: Fajtorin e ke brenda qeverisë

Nga: A.M. Më: 20 maj 2018 Në ora: 09:26
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai ka shkruar se pengesat i ke brenda qeverisë dhe partner e tuaj qeverisës.

Për më tepër, ai ka thënë se aty kërkoje fajtorin e agjendën shtetformuese dhe integrimet euroatlantike.

Postimi i plotë:

Zotni kryeminister, si nënkryetar i LDK, prezenca në samitin e EPP në Sofje para liderëve, kryeministrave, presidentëve të shteteve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, ka qenë në funksion të agjendës se Republikës, ku liberalizimi ka qenë kërkesë kryesore. Në funksion të kësaj, ka qenë takimi me kryetarin e EPP, Dole, kryetarin e PE, Tajani, kryetari GP EPP, kryetari e KE, Tusch, komisionerin Han e shumë peronalitete tjera.

Ne kemi nenvizuar këtë qëllim dhe fakti që LDK ka votuar për largimin e kushtit të fundit politik - Demerkacionin me Malin e Zi, tregon çfarë ne kemi bërë dhe ne jemi ata që po e sjellim liberalizimin e vizave.

Zotni kryeministër, pengesat i ke brenda qeverisë dhe partner e tuaj qeverisës. Aty kërkoje fajtorin e agjendën shtetformuese dhe integrimet euroatlantike.

LDK është partner pa të cilin nuk bëhet ky proces i sukseshëm.

E, zgjedhjet e brendshme të LDK janë të ndara nga këto zhvillime sepse mbahen në maj 2019.

Ne jami të angazhuar për stabilitet politik e institucional duke ndihmuar edhe në dialogun e brendeshem politik, agjenden euroatlantike të Kosovës e liberalizimin e vizave, por në temat tjera duhet të dakordohemi në tryezën e partive. LH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat