Kurti takoi poetin nga Sri Lanka, Senthuran Varatharajah

Aktuale

Kurti takoi poetin nga Sri Lanka, Senthuran Varatharajah

Më: 19 maj 2018 Në ora: 21:34
Albin Kurti dhe Senthuran Varatharajah

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që të përkthehet romani "Vor der Zunahme der Zeichen", i autorit Senthuran Varatharajah, ku personazhe kryesor janë një tamil dhe një shqiptar.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Senthuran Varatharajah, është një shkrimtar i ri që jeton në Berlin, i cili tezën në bachelor e ka bërë për qenien-në-botë të Martin Heidegger, atë të masterit për idenë e pajtimit të G. Ë. Hegel, kurse studimet po i vazhdon për poetikën në tekstet e Hegel. Me origjinë tamil nga Shri Lanka ai ka botuar një roman mbi komunikimin midis dy emigrantëve, njëri tamil dhe tjetri shqiptar, teksa studiojnë në Gjermani art dhe filozofi. Ky libër i Varatharajah ka fituar shumë shpërblime dhe është prezantuar ditë më parë në Goethe Institut në Prishtinë. Dikush duhet ta përkthejë sa më parë romanin "Vor der Zunahme der Zeichen".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat