Fatmir Limaj takohet me gjeneralin kroat

Aktuale

Fatmir Limaj takohet me gjeneralin kroat

Më: 19 maj 2018 Në ora: 21:05
Fatmir Limaj takohet me gjeneralin kroat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka takuar në Zagreb gjeneralin Ante Gotovina.

Limaj ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se me Gotovinën kanë rikujtuar kohët e vështira kanë kaluar Kosova dhe Kroacia, por edhe ata si individë.

“Përkushtimi i shteteve mike Kosovë-Kroaci është thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe integrimet evropiane si mision e interes strategjik i vendeve tona dhe rajonit në tërësi”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i Limajt:

Ishte kënaqësi e veçantë që sot në rrethana krejtësisht tjera ta takoja në Zagreb, gjeneralin Ante Gotovina.

Bashkërisht rikujtuam kohët e vështira në të cilat kanë kaluar vendet tona, por edhe ne si individë.

Iu gëzuam sukseseve e të arriturave të vendeve tona.

Përkushtimi i shteteve mike Kosovë-Kroaci është thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe integrimet evropiane si mision e interes strategjik i vendeve tona dhe rajonit në tërësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat