Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka kërkuar që të anulohet votimi i Kuvendit për anëtarin e Gjykatës Speciale, Radomir Laban.
Ndër tjerash, Haxhiu ka shkruar se “Radomir Laban i dënuar si anëtar i një grupi kriminal” dhe nuk mund të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Postimi i plotë:
Neni 114 paragrafi 1 i Kushtetutës thotë:
“Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë (9) gjyqtarë, të cilët do të jenë juristë të shquar dhe personalitete me moralin më të lartë....”
Radomir Laban i dënuar si anëtar i një grupi kriminal sipas kësaj dispozite kushtetuese nuk mund të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese andaj ai votim i turpshëm i Kuvendit duhet të anulohet!