Haxhiu: Deputetët dje votuan në Kuvend një pjesëtar të një grupi kriminal

Aktuale

Haxhiu: Deputetët dje votuan në Kuvend një pjesëtar të një grupi kriminal

Nga: H.O. Më: 19 maj 2018 Në ora: 17:26
Ilustrim

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka shkruar  se 71 deputetë dje kanë votuar një person të dënuar si pjesë e një grupi kriminal, si anëtar të Gjykatës Speciale.

Ajo shkruan më tutje se mazhoranca dhe Lista Serbe po degradojnë secilin institucion të Kosovës.

Postimi i plotë:

71 deputetë të Kuvendit, dje votuan për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese një person që është dënuar si pjesë e një grupi kriminal.

Mazhoranca së bashku me Listën Serbe kanë vendosur t’a degradojnë secilin institucion në Republikën e Kosovës!

Sipas Kushtetutës, Neni 114 paragrafi 2, tani pas zgjedhjes, gjyqtarët emërohen nga Presidenti. Ky person nuk duhet të jetë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese pra nuk duhet të emërohet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat