Pacolli uron homologen kroate: Kemi krijuar mundësi të mira për anëtarësimin e Kosovës në BE

Aktuale

Pacolli uron homologen kroate: Kemi krijuar mundësi të mira për anëtarësimin e Kosovës në BE

Nga: H.O. Më: 19 maj 2018 Në ora: 16:06
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka uruar sot homolgen e tij kroate, Marija Pej?inovi? Buri? për marrjen e Kryesimit të Këshillit të Evropës nga Kroacia.

Pacolli shkruan se kjo është një mundësi e mirë për vazhdimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE.

Postimi i plotë:

E kam uruar homologen time kroate, Marija Pej?inovi? Buri?, për marrjen e Kryesimit të Këshillit të Evropës nga Kroacia, shtet me të cilin tradicionalisht kemi pasur marrëdhënie të afërta dhe strategjike. Kjo krijon një mundësi të re dhe rrethana të favorshme për vazhdimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Rruga e Kosovës drejt KiE-së është në drejtimin e duhur dhe e pandalshme, përderisa synimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Misioni dhe vlerat që mbron KiE e plotesojnë aspiratën tonë për integrim në Evropë. E falenderoj, gjthashtu shtetin tonë mik Danimarkën që deri më tash e ka pasur kryesimin e KiE-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat