Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ahmeti Isufi në një postim të tij në Facebook ka kujtuar figurën e veprimtarit dhe komandantit Abdullah Tahiri.
Ai shkruan në Facebook se Abdullah Tahiri ishte njëri prej organizatorëve të Demonstratave të vitit 1981.
Postimi i plotë:
Sot kujtojmë dhe nderojmë me krenari figurën emblematike të veprimtarit dhe komandantit Abdullah Tahiri.
Veprimtaria e tij jetësore është e madhe por dua ta përmbledh në tri elemente që emrin e tij e bëjnë të vecantë:
Abdullah Tahiri ishte njëri prej organizatorëve të Demonstratave të vitit 1981.
Abdullah Tahiri si aktivist politik në fjalimin e tij publikisht kërkon përkrahjen nga subjektet politike të bashkohen rreth UÇK-së në mbledhjen që është mbajtur më 15 qershor 1998, në shkollën fillore “Selami Hallaçi” në Gjilan.
Dhe, Abdullah Tahiri si organizator, themelues dhe komandant i UÇK-së i cili deri në frymën e fundit nuk u ndal për të arritur synimin dhe qëllimin jetësor, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Sot në nëntëmbëdhjetë vjetorin e vrasjes së tij e kujtojmë me nderë dhe krenari. Lavdi përjetë.