Nderohet jeta dhe vepra e dëshmorit Enver Topalli

Aktuale

Nderohet jeta dhe vepra e dëshmorit Enver Topalli

Më: 19 maj 2018 Në ora: 14:10
Homazhe tek varri i dëshmorit Enver Topalli

Kryetari i Komunës, Agim Aliu, shoqëruar edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica dhe Mexhide Mjaku Topalli, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtar, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të luftës, si dhe qindra qytetarë bën homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj në përkujtim të ditës së rënies heroike të dëshmorit të kombit, Enver Topalli.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast është shprehur se përkujtimi në ditën e rënies së dëshmorit të kombit, Enver Topalli, është homazh për sakrificën, përulje para heroizmit dhe luftës për liri të djemve e vashave të ushtrisë së lavdishme çlirimtare të Kosovës.

Edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyçi ka vlerësuar lartë heriozmin e Dëshmorit të Kombit, Enver Topalli dhe sakrificën e gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e Kosovës.

“Ai pushtet gjakatar e vrau në burg. Ne e përkujtojmë me krenari, mburremi me të , do të mburremi  gjithnjë me të, derisa të ekzistoj populli shqiptar" ka thënë Bytyçi.

Lorik Topalli, i biri i Dëshmorit të Kombit, Enver Topalli, thotë se si familje  janë krenar me veprën e babait . Sipas tij, ecja e Kosovës  gjatë këtyre viteve ka shënuar përparime ndonëse ka ende shumë punë për t'u bërë.

Në përmbyllje të homazheve u vendosën kurora lulesh tek varri i Dëshmorit të Kombit,Enver Topalli i cili ra heroikisht në Masakrën e Burgut të Dubravës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat