70 vjeçari i zhdukur nga Prizreni gjendet i vdekur prapa një marketi, flet vajza e tij

Aktuale

70 vjeçari i zhdukur nga Prizreni gjendet i vdekur prapa një marketi, flet vajza e tij

Më: 19 maj 2018 Në ora: 12:19
Marian Gjugja

Marian Gjugja 70 vjeçar nga Prizreni ishte raportuar nga fëmijët e tij si i zhdukur në polici që nga data 12 maj. Mëngjesin e sotëm ai është gjetur pa shenja jete mbrapa një marketi në Prizren, ka konfirmuar vajza e të ndjerit, Jozefina.

 “E kemi gjete sot në mengjes rreth orës 8, ish kan mbrapa një marketi dhe policia po merret me rastin”, tha ajo.

Raportohet se në vendin e ngjarjes janë ftuar përfaqësues të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Të shtunën e kaluar pas orës 19:00, Mariani i vetëm kishte dalë nga shtëpia për një shëtitje dhe që nga ajo ditë familjarët nuk kanë ditur asgjë për fatin e tij.

Për shtatë ditë ai u kërkua nga Policia. Mariani vuante edhe nga skleroza (harresa), nuk ishte shumë i shoqëruar dhe nuk mbante telefon me vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat