Pamjet që e nxjerrin zbuluar Xhavit Halitin, kështu e sulmoi Arben Gashin

Aktuale

Pamjet që e nxjerrin zbuluar Xhavit Halitin, kështu e sulmoi Arben Gashin

Nga: A.ZH Më: 18 maj 2018 Në ora: 23:15
Përleshja fizike mes Xhavit Halitit dhe Arben Gashit në Kuvendin e Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Xhavit Haliti dhe deputeti i LDK-së Arben Gashi, kanë finalizuar me përleshje fizike sharjet dhe akuzat e djeshme ndaj njëri-tjetrit.

I pari që sulmon fizikisht është Haliti, i cili e shtyn deputetin Gashi pas mbushjes së fletës së votimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Bota sot.

Atij i reagon deputeti Gashi, që nervozohet keq pas veprimit të Halitit.

Në ndihmë Halitit i vjen edhe deputeti i AAK-së Gani Dreshaj.

Lexo edhe këtë: Rrahje mes Halitit dhe Gashit në Kuvend, ndërhyn edhe Dreshaj

Përleshjen fizike mund ta shihni përmes 20 fotografive të mëposhtme, që nxjerrin zbuluar veprimin e qëllimshëm të Xhavit Halitit, edhe pse ai ka akuzuar mediat se “po rrejnë për shtyrjen ndaj Gashit”.

“Kurgjo vallahin, asnjë përplasje s’kemi pas. Po rreni ju kapak. Jo vallahin veç kam rrshit. As s’kemi kurgjo, dje kemi debatu. Kom rrshit edhe e kom prek pak”, ka thënë Haliti./BS

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat