Ministri Hamza falënderon Amerikën për zhvillimin e Kosovës

Aktuale

Ministri Hamza falënderon Amerikën për zhvillimin e Kosovës

Më: 18 maj 2018 Në ora: 22:40
Bedri Hamza

Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë takimit me ambasadorin amerikan Greg Delawie e ka falënderuar atë për mbështetjen që SHBA-të po e japin për zhvillimin e Kosovës.

Në mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën përfshihen edhe shumë projekte në Ministrinë e Financave, siç janë projektet nga USAID dhe Thesari Amerikan, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.

Ministri Hamza ka informuar ambasadorin Delawie për progresin që është duke u bërë në fushën e financave dhe e njoftoi atë  me përgatitjet që janë duke u bërë në fushën e politikave fiskale, e që sipas tij do të kenë shumë ndikim në zhvillimin e sektorit privat.

Hamza, sipas komunikatës e njoftoi ambasadorin edhe për përgatitjet që janë duke u bërë për vizitën e Fondit Monetar  Ndërkombëtar në Kosovë.

Komunikata e Ministrisë së Financave sqaron se ambasadori Delawie u zotua se projektet e USAID-it dhe Thesarit do të vazhdojnë ta ndihmojnë zhvillimin e stafit në këtë ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat