KDI kërkon që të ndërrmirren masa ndaj deputetëve që sillen keq - Bota Sot
KDI kërkon që të ndërrmirren masa ndaj deputetëve që sillen keq

Aktuale

E shtunë, 26 maj 2018

KDI kërkon që të ndërrmirren masa ndaj deputetëve që sillen keq

Më: 18 maj 2018 Në ora: 19:03
Pamje nga Kuvendi

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë lidhur me veprimet e fundit joparlamentare të shfaqura në Kuvendin e Kosovë, gjegjësisht konfrontimet verbale e madje edhe fizike mes deputetëve Xhavit Haliti dhe Arben Gashi.

“Është e papranueshme që deputetët e Kuvendit të fyejnë njëri tjetrin dhe të përleshen fizikisht. Për më tepër, dhuna dhe konfrontimet fizike cenojnë rëndë vlerat të cilat do të duhej t’i përfaqësonte organi më i lartë në vend. Kuvendi i Kosovës si institucioni më i lartë i shtetit, duhet të shërbejë si vend ku promovohen vlerat e demokracisë dhe të drejtat e njeriut, e jo të shndërrohet në arenë ku përplasjet dhe fyerjet janë normale”, thuhet në një reagim të KDI-së.

KDI e konsideron të papranueshme tentimin për ndalimin e fjalës së lirë në Kuvend, e sidomos tendencat për të provokuar sulme e përballje fizike mes deputetëve.

“ Kuvendi i Kosovës në tri vitet e fundit në masë të madhe ka dështuar të përmbushë funksionet e veta, pikërisht për shkak të përplasjeve politike. Këtij Kuvendi edhe ashtu joefikas, më së paku i duhen skena të tilla, të cilat padyshim paraqesin shkelje drastike të qëllimit të votës të cilën këta deputetë e kanë pranuar nga qytetarët”, thuhet në reagim. 

Kuvendi i Kosovës nuk duhet të kthehet në arenë të qërimit të hesapeve personale duke përdorur akuza të ndërsjella dhe diskurs denigrues, që bie ndesh me obligimet kushtetuese të të zgjedhurve. 

Andaj, KDI kërkon të ndërmerren masa të menjëhershme ndaj deputetëve të cilët në mënyrë të papërgjegjshme denigrojnë punën e Kuvendit dhe besimin e votuesve të tyre.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test