Kadri Veseli qorton Xhavit Halitin: Nuk ka kuptim kështu - Bota Sot
Kadri Veseli qorton Xhavit Halitin: Nuk ka kuptim kështu

Aktuale

E diel, 27 maj 2018

Kadri Veseli qorton Xhavit Halitin: Nuk ka kuptim kështu

Më: 18 maj 2018 Në ora: 18:57
Kadri Veseli dhe Xhavit Haliti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar menjëherë ndaj përplasjes që Xhavit Haliti e pati me deputetin e LDK-së, Arben Gashi.

Veseli duke iu drejtuar të gjithë deputetëve ka thënë se “për hir të sakrificës së qytetarëve të ndalen sjelljet që nuk i takojnë deputetëve të këtij Kuvendi. Duhet të mendojmë për dinjitetin e njëri-tjetrit më shumë sesa për tonin”.

Pasi ndali mikrofonin, Veseli i është drejtuar zëvendësit të tij, Halitit, duke i thënë: “Nuk ka kuptim kështu”.

Haliti u pa duke sulmuar i pari deputetin Arben Gashi të LDK-së, i cili ishte duke pritur në radhë për të votuar për gjyqtarë të Kushtetueses.

Dje, Gashi e Haliti u përplasen me fjalë të rënda në distancë. U shanë edhe me nënë. Gashi i tha “shko në rrotë të s’amës” Halitit, e ky ia ktheu me fjalët “qen bir qeni”. Krejt kjo ndodhi pasi Haliti, që po kryesonte seancën nuk ia dha fjalën Gashit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test