Haxhiu zbulon prapaskenat e rrahjes mes Halitit e Gashit: Ishte e rrejshme...

Aktuale

Haxhiu zbulon prapaskenat e rrahjes mes Halitit e Gashit: Ishte e rrejshme...

Nga: A.ZH Më: 18 maj 2018 Në ora: 18:45
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, ka komentuar përleshjen fizike mes nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së Xhavit Haliti dhe deputetit të LDK-së Arben Gashi.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është një situatë primitivësh, mirëpo sipas saj, përleshja e tyre ishte e rrejshme, përcjell Bota sot.

Postimi i Haxhiut në Facebook:

Arben Gashi dhe Xhavit Haliti u përleshën fizikisht sot në Kuvend. Situatë primitive primitivësh? Ndoshta edhe kjo. Por, që të dy këta vijnë nga Peja dhe mbase duan që të besojmë se koalicioni LDK-PDK në Pejë është i rrejshëm. Më parë e rrejshme ishte vetë kjo përleshje. E vërteta e tyre është koalicioni. E vërteta e tyre është se janë bashkë, shumë afër, tepër afër, aq afër saqë po ndeshen. Ndeshen e duket se përleshen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat