Thaçi: Ndalimi i pjesëtarëve të FSK-së nga Serbia, i panevojshëm - Bota Sot
Thaçi: Ndalimi i pjesëtarëve të FSK-së nga Serbia, i panevojshëm

Aktuale

E diel, 27 maj 2018

Thaçi: Ndalimi i pjesëtarëve të FSK-së nga Serbia, i panevojshëm

Më: 18 maj 2018 Në ora: 18:15
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar ndalimin e dy pjesëtarëve të FSK-së nga autoritetet e sigurisë të Serbisë, ka thënë se është një sjellje e paqëndrueshme por e tejkalueshme.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media, ku tha se po punojnë për themelimin e FAK-ut.

Thaçi: Sjellje aspak ndihmuese

 “Është krejt e panevojshme, aspak ndihmuese, sjellje e paqëndrueshme,  besoj që do të jetë e tejkalueshme, do të informohem pas pak se çka ka ndodhur. Ne po punojmë për themelin e Forcave të Armatosura të Kosovës sipas standardeve të NATO-s, do të jetë një proces i koordinuar me NATO-në dhe vendet e tjera ndihmuese në këtë proces, realisht është gati por ju e dini që është cështje e vendimit politik dhe krijimit të mundësive për votim të dy të tretave edhe të komunitetit dhe parlamentit”, ka thënë ai.

Përndryshe, dy pjesëtarë të FSK-së nga komuniteti serb i Republikës së Kosovës janë ndaluar nga autoritetet e sigurisë të Serbisë pas kalimit të pikës kufitare në Bërnjak.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nëpërmjet një komunikate ka shprehur indinjatën dhe shqetësimin e thellë për vazhdimin dhe përsëritjen e veprimeve të tilla nga autoritetet e Beogradit, të cilat duket se qëllim parësor kanë frikësimin, shtimin e presionit dhe përdorimin e mjeteve të shantazhit për pengimin e integrimit të serbëve të Kosovës në jetën institucionale dhe shoqërore të Republikës së Kosovës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test