Anëtarë të Kryesisë së LDK-së, deputet e veprimtarë nderuan dhe kujtuan ish-deputetin Agim Kikaj

Aktuale

Anëtarë të Kryesisë së LDK-së, deputet e veprimtarë nderuan dhe kujtuan ish-deputetin Agim Kikaj

Më: 18 maj 2018 Në ora: 18:13
Pamje nga ngjarja

Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar në Facebook se është sot anëtarë, deputetë dhe veprimtarë të LDK-së e kanë nderuar deputetin Agim Kikaj.

Hoti shkruan se në emër të LDK-së, sekretari i kësaj partie, Ismet Beqiri i ka shprehur ngushëllime familjes Kikaj dhe qytetarëve të Podujevës.

Postimi i plotë:

Janë bërë një vit nga ndarja nga jeta e ish-kryetarit të Komunës së Podujevës dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Agim Kikaj.

Në emër të kryetarit të LDK-së dhe kryesisë, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, z. Ismet Beqiri shprehu ngushëllime për familjen Kikaj dhe gjithë qytetarët e Podujevës dhe Kosovës.

z. Beqiri tha se kemi humbur një mik të madh dhe Agim Kikaj jo vetëm që po i mungon familjarëve por të gjithëve.

Z. Beqiri ndryshe u shpreh: “Të jenë krenar me atë që Agimi ka bërë për ne por edhe me familjen e mrekullueshme që ka lënë pas”.

Agim Kikaj me sjelljen e tij shembullore dhe gjithë punën e kontributin për Kosovën ka lënë gjurmë të pa shlyeshme për ne.

Lavdi jetës dhe veprës së Agim Kikajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat