Deputeti i LDK-së: Me këtë variant e dërgojmë vendin automatikisht në zgjedhje

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Me këtë variant e dërgojmë vendin automatikisht në zgjedhje

Nga: H.Orana Më: 18 maj 2018 Në ora: 18:00
Qeveria Haradinaj

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli në një postim të tij në Facebook ka shkruar lidhur me tryezat që po mbahen nga partitë politike.

Deputeti Avdyli thotë se në këto tryeza mund të diskutohet se kah po shkon Kosova dhe për shkruajen në zgjedhje të reja. Por sipas tij, për këtë çështje duhet të bëhen fillimisht tryeza të partive opozitare.

Ai thotë se pasi opozita të sigurohet se i ka 58 deputetë pro zgjedhjeve, e pastaj të sigurohen edhe 3 e më shumë vota nga deputetët e te gjitha partive.

Postimi i plotë:

Edhe diçka për TRYEZAT.

Formulat për zgjedhje.

Dialogimi mes partive legale të Republikës duhet të shihet si pjekuri politike e shoqërisë. Aty mund të diskutohet kah po shkon Kosova, dhe së paku të ravijëzohen n? vija të trasha temat e mëdha dhe rruga gjithëperfshirëse mbipartiake për ardhmërinë e shtetit në dekadën e ardhshme. Por për shkuarje në zgjedhje duhet paraprakisht TRYEZA e partive OPOZITARE , për tu pajtuar nëse duam të shkojmë në zgjedhje, kur është koha e duhur për to dhe nese pajtohemi mes vete edhe sa deputetë nevojiten për suksesin e mocionit të shkarkimit të Qeverisë së pakicës. Pasi të sigurohemi se kemi 58 deputetë opozitar të përcaktuar për zgjedhje , të fillojmë bisedat për 3 e më shumë deputetë të gjitha partive përfshirë edhe ato të minoriteteve për ta përkrahur mocionin. Tryeza me ata që janë pushtet me shpresën që ata do binden të shkarkojnë veten, është e parealizueshëm në realitetin politik . Varianta e dytë është bllokimi i punës së Kuvendit duke përfshirë edhe ligjin e bugjetit i vitit 2019 , që votohet në vjeshtë, që automatikisht dërgon n? zgjedhje . Por fatura e shtetit tonë me këtë variant të rrezimit të qeveris? s? pakicës ka pasoja më të mëdha. Por në fund mund të imponohet si variant si pasojë e kryeneqësisë të pakicës parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat