Pietro Spera emërohet Avokat i Popullit i Dhomave të Specializuara të Kosovës

Aktuale

Pietro Spera emërohet Avokat i Popullit i Dhomave të Specializuara të Kosovës

Nga: N.A Më: 18 maj 2018 Në ora: 16:53
Gjykata Speciale

Gjykata Speciale përmes një komunikate për media ka njoftuar se italiani Pietro Spera do të jetë avokati më i ri i Popullit dhe Zyrës së Prokurorit të Specialiuzar.

Sper ka përvojë të madhe në punën ligjore si gjykatës, ku ai ka punuar si gjykatës ndërkombëtar në Dhomën për Krime Lufte dhe Krimin e Organizuar të Gjykatës Shtetërore të Bosnj?- Hercegovin?s dhe gjithashtu në Afganistan, ku ka kryesuar disa projekte për fuqizimin e sundimit të ligjit në sistemin gjyqësor të Afganistanit.

Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë:

 Pietro Spera me shtetësi italiane, u emëruar Avokat i Popullit i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Spera ka thuajse 30 vjet përvojë pune ligjore si gjykatës, veçanërisht për mbrojtjen e të drejtave në procedurat gjyqësore. Ndër të tjera, ai ka punuar si gjykatës ndërkombëtar në Dhomën për Krime Lufte dhe Krimin e Organizuar të Gjykatës Shtetërore të Bosnj?- Hercegovin?s dhe gjithashtu në Afganistan, ku ka kryesuar disa projekte për fuqizimin e sundimit të ligjit në sistemin gjyqësor të Afganistanit.

Me rastin e emërimit, Avokati i Popullit Spera deklaroi:

“Emërimi si Avokat i Popullit i Dhomave të Specializuara është një nder dhe privilegj për mua dhe jam i gatshëm për sfidën e përmbushjes së mandatit që më është besuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.” Avokati i Popullit luan një rol thelbësor në monitorimin, mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore mishëruar në Kushtetutën e Kosovës të të gjithë personave që kanë punë me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Nga ana tjetër, Avokati i Popullit nuk mund të ndërhyjë në procedura gjyqësore të Dhomave të Specializuara, përveçse në rast të vonesave të paarsyeshme. Gjithashtu, Avokati I Popullit mund t’i paraqesë rekomandime Kryetarit të Dhomave të Specializuara ose Prokurorit të Specializuar për çështje që janë pjesë e funksioneve të tyre.

Duke e përgëzuar Avokatin e Popullit Spera, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, deklaroi:

“Sot është një ditë e rëndësishme për Dhomat e Specializuara. Emërimi i z. Spera si Avokat i Popullit shënon një moment tjetër kyç për institucionin tonë. Mandati dhe roli unik i Avokatit të Popullit e bëjnë atë garantues të të drejtave themelore të kujtdo që ka punë me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke mundësuar përmbushjen e standardeve më të larta të të drejtave të njeriut.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat