PZAP: Nga 15 parti politike të gjobitura, dy nuk i kanë shlyer borxhet

Aktuale

PZAP: Nga 15 parti politike të gjobitura, dy nuk i kanë shlyer borxhet

Më: 18 maj 2018 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa–PZAP i ka bërë publike gjobat që u janë shqiptuar partive politike për shkak të shkeljeve të bëra gjatë organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 22 tetorit 2017, për raundin e parë dhe raundin e dytë.

Gjatë këtij procesi zgjedhor, PZAP-ja ka dënuar me gjoba gjithsej 15 (pesëmbëdhjetë) subjekte politike në vlerë prej 257 mijë e 350 euro. Prej tyre, 13 subjekte politike i kanë paguar gjobat në total prej 239 mijë e 700 euro, ndërsa 2 subjekte politike ende nuk i kanë paguar gjobat në shumën prej 17 mijë e 650 eurosh.

Subjektet politike, të cilat janë dënuar me gjoba dhe të cilat i kane paguar ato janë: Lidhja Demokratike e Kosovës është dënuar me 78,550, euro, Lista Serbe me 38,550 euro, Lëvizja Vetëvendosje me 39,400, pastaj Partia Demokratike e Kosovës me 34,950 euro, Aleanca Kosova e Re me 20,050, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 17,200 euro, NISMA me 6,950 euro, Partia Demokratike Turke e Kosovës me 2,450 euro, si dhe pesë parti tjera me dënime nën 1 mijë euro.

Kurse, subjektet politike të dënuara, por që nuk i kanë shlyer borxhet janë Alternativa me 15,450 euro dhe KTAP-ja me 2,200 euro.

Mjetet financiare të paguara nga subjektet politike janë transferuar në Buxhetin e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat