Agim Bahtiri në Vetëvendosje? Flet sekretari i AKR-së

Aktuale

Agim Bahtiri në Vetëvendosje? Flet sekretari i AKR-së

Më: 18 maj 2018 Në ora: 15:05
Agim Bahtiri dhe Albin Kurti

Sekretari i AKR-së, Vesel Makolli ka mohuar mundësinë që Agim Bahtiri të braktisë këtë parti për të kaluar në Vetëvendosje.

Mediat kanë raportuar se kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri pritet që së shpejti t’i bashkohet Vetëvendosjes së Kurtit.

Por, sekretari i AKR-së, ka thënë se nuk ka pasur ndonjë indikacion nga Bahtiri që ta braktisë AKR-në.

Jo, nuk bëhet fjalë për një largim. Ne së bashku para disa javë kemi mbajtur një takim së bashku të cilin Bahtiri e ka drejtuar dhe nuk ka asnjë indikacion që ai të largohet”, ka thënë Makolli.

Madje ai ka treguar se Bahtiri është autorizuar nga kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ta zëvendësojë atë në mungesë të tij në parti.

Kujtojmë se në zgjedhjet lokale në raundin e dytë Bahtiri kishte lidhur koalicion me Vetëvendosjen në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat