ATK mbyll 7 lokale të lojërave të fatit

Aktuale

ATK mbyll 7 lokale të lojërave të fatit

Më: 18 maj 2018 Në ora: 14:52
Foto

Departamenti i Lojërave të Fatit dje në bazë të informatave të pranuara nga ana e qytetarëve ka ndërmarrë një aksion në komunën e Gjakovës, Therandës dhe të Prizrenit, nën dyshimin se organizoheshin lojëra të fatit, pa leje nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

“Si rezultat i këtyre aktiviteteve janë vizituar 7 lokale të lojërave të fatit,  me ç’rast të gjitha lokalet e vizituara janë mbyllur. Nga të gjeturat në teren janë shqiptuar gjoba mandatare në vlerë  38,000 euro.  Po ashtu, ndaj një personi që ka organizuar lojëra të ndaluara, do të procedohet ndjekje penale”, ka bërë të ditur ky institucion përmes njoftimit për media, përcjell KosovaPress.

Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat