Të rriten bashkëpunimet ekzistuese në mes të policive rajonale

Aktuale

Të rriten bashkëpunimet ekzistuese në mes të policive rajonale

Më: 18 maj 2018 Në ora: 14:47
Konferenca rajonale

Konferenca rajonale dy ditore (17-18 maj) e cila ishte organizuar nga Policia e Kosovës, e ndihmuar nga Misioni i EULEX-it, në të cilën morën pjesë drejtorët e policive të shteteve rajonale, të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë, përfundoi sot në orët e pasdites.

Gjatë kësaj konference , krerët e policive të shteteve pjesëmarrëse kanë paraqitur diskutime dhe prezantime të ndryshme, të cilat janë cilësuar si mjaft të dobishme dhe të rëndësishme për pjesëmarrësit.

Të pranishmit u dakorduan për nevojën e intensifikimit të komunikimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellët në fusha të ndryshme policore, që kanë për qëllim luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Naim Rexha tregoi më detajisht se çka kanë biseduar me kolegët nga rajoni.

“Gjatë konferencës, ne si grup, kemi diskutuar për çështje që kanë të bëjnë me kërcënimet  trans-nacionale dhe si mund kjo të ndikojë në stabilitetin rajonal. Kemi dëgjuar katër folës të ftuar, të cilët kanë ofruar perspektiva të ndryshme për fenomenin e kërcënimeve trans-nacionale, të cilat kanë përfshirë fusha tematike të ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm dhe ndikimi i rrjeteve të krimit të organizuar trans-nacional”, u shpreh ai.

Të gjitha delegacionet e konferencës, kanë arritur në përfundim që duhet të përpiqen të rrisin bashkëpunimet ekzistuese brenda rajonit, dhe se vetëm duke miratuar një qasje të partneritetit rajonal  mund të trajtojnë sfidat me të cilat përballet rajoni.

Përmes komunikatës për media dërguar nga policia, është bërë e ditur se janë përqendruar në rëndësinë e bashkëpunimit strategjik, që do të çojë në një punë efektive operative për të mirën  dhe mbrojtjen  e të gjithë qytetarëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat