Haradinaj: Mbështetja e Bullgarisë për rrugën evropiane dhe euroatlantike, jetike për Kosovën

Aktuale

Haradinaj: Mbështetja e Bullgarisë për rrugën evropiane dhe euroatlantike, jetike për Kosovën

Më: 18 maj 2018 Në ora: 12:56
Ramush Haradinaj dhe Boyko Borissov

“Mbështetja e Bullgarisë për rrugën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës, procesin e liberalizimit të vizave dhe rritjen e numrit të njohjeve është e rëndësishme dhe jetike për vendin tonë”, kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj në takim bilateral me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, që u zhvillua në Sofje të Bullgarisë.

Në këtë takim, kryeministri falënderoi kryeministrin e Bullgarisë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës që nga marrja e kryesimit të presidencës së BE-së, veçanërisht fuqizimin e rolit të Kosovës në takimet e përbashkëta BE-Ballkani Perëndimor.

“Bullgaria është vend mik i Kosovës dhe mbështetës i proceseve politike, andaj kërkojmë mbështetjen e saj dhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe në fushën ekonomike e cila është e domosdoshme për Kosovën dhe qytetarët e saj”, tha Haradinaj.

Nga ana tjetër, kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në takimin e Forumit Ekonomik të Vjenës, duke thënë se Kosova edhe më tutje do ta ketë mbështetjen e Bullgarisë.

Ky takim, sipas kryeministrit bullgar, është mundësi e mirë për vlerësimin dhe mundësinë e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare ndërmjet të dyja vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat