Azemi: Gjendje e tmerrshme e punëtorëve në sektorin privat

Aktuale

Azemi: Gjendje e tmerrshme e punëtorëve në sektorin privat

Më: 18 maj 2018 Në ora: 11:53
Jusuf Azemi

(E plotësuar) - Gjendja e punëtorëve në sektorin privat të Kosovës, është e tmerrshme dhe shumë e rëndë. Kështu tha kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi, në një konferencë për media, ku ka folur për gjendjen e punëtorisë në këtë sektor.

Azemi tha se  është i zhgënjyer nga një takim që ata kishin ditë më parë me kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj.

Ai ka  kërkuar nga Haradinaj që ta nënshkruajë  rritjen e pagës minimale  nga 170 në 250 euro.

Azemi: Kryeministër nënshkruaje pagën minimale, sepse i morët në qafë punëtorët

“Sa i përket çështjes së nënshkrimit të pagës minimale, ne po e themi  me plot përgjegjësi dhe e lusim  kryeministrin. Sepse është në interes dhe vet kryeministrit. Iu lutem z. Kryeministër,  mos i bani në qafë, të gjithë punëtorët,  një kategorie që marrin  pagë 130-170 euro. Edhe këta njerëz duan të jetojnë. Edhe këta njerëz kanë fëmijët e vet edhe këta duan që së paku për një periudhë të caktuar ta kenë jetën e vet  përpara,  ashtu siç e ka  kryeministri dhe fëmijët e kryeministrit. Kështu që në njëfarë  forme, iu  lutem kryeministër, nënshkruaje pagën minimale, sepse  i morët në qafë një pjesë të punëtorëve të sektorit privat.. Iu lusim me djersën e punëtorëve mos luani. Sepse mendoj se është mjaftë dhe nuk e di çka  kryeministri nesër mund tu thotë  punëtorëve te sektorit privat,  se  kemi bërë për ta...Kosova është vendi i fundit me pagën minimale, andaj në aspekt njerëzor, në aspekt sindikal, mendoj që çdo vonimin është çështje e cila qëllimisht kryeministri po e vonon nënshkrimin e pagës”, tha ai.

Azemi si shqetësim ngriti dhe vdekjet e punëtoreve në sektorin privat,  për familjet e  të cilëve tha se nuk kujdeset askush.

Azemi: Është gjendje e tmerrshme

“Në momentin kur punëtori vdes dhe varroset, familja e këtyre punëtorëve, mbesin nën mëshirën e stihisë. Përderisa në sektorin publik, ka një përkujdesje që ne na gëzon. Andaj iu  lusim kthjelluni  mendjen dhe mendoni pak më shumë për punëtorët e sektorit privat. Sepse kjo gjendje është tmerruese dhe është shumë e rëndë“, tha Azemi.

Ndërsa ka përmendur disa kompani, të cilat sipas tij po i mbajnë punëtorët pa kontrata dhe as nuk i paguajnë kontributet shtetit.  Sipas tij këto  kompani të  papërgjegjshme,  janë të lidhura me shtetin dhe se  për këtë arsye  ato vazhdojnë t’i keqtrajtojnë punëtorët.

Azemi: Kompanitë e papërgjegjshme bashkëpunojnë me shtetin

“Bashkëpunim i shtetit me kompanitë e papërgjegjshme. Ne kemi identifikuar disa kompani, të cilat sot po i themi... Kompania ‘Estemed’  e cila ka tri përfaqësi këtu në qendër të Prishtinës, nuk kemi gjetur punëtorë në prezencë të pronarit, që ka kontratë pune dhe nuk kemi gjetur dokumentacion, se ai paguan kontribut për shtetin. Jemi të vetëdijshëm dhe shumë të moralshëm kur e themi këtë. Sepse kjo ka një varësi nga shteti, këta njerëz i mban dikush. E këta janë qeveritarët tanë, apo deputetët tanë... Kompania ‘Omi Impex’, kompania ‘ Higjiena’  dhe kompania  ‘Beni’ që bënë mirëmbajtjen e shumë objekteve shtetërore në Kosovë,  nuk i ka kryer obligimet e e  veta  ndaj punëtorëve.  E kemi njoftuar drejtorin e ATK-së dhe ne ende  nuk kemi përgjigjje  se çka është ndërmarrë.  Në mënyrë automatike kur ne ofrojmë një dokumentacion dhe kur neve nuk na kth ehet përgjigja, ne jemi të vetëdijshëm, që këtu është kapur shteti keq dhe është problematikë të shkapet... Kompania Interex, tash OMMI, largohen në mbrëmje në mëngjes nuk i lënë me shku në punë.. Pronari i kompanisë është i lidhur sigurisht me njerëz qeveritarë dhe këtyre njerëzve u është thënë se nuk guxon të ankoheni, sepse u rrezikohet familja”, tha Azemi.

E në fund Azemi pati edhe një porosi për kryeministrin. Ai i tha atij se më mirë do të ishte të ketë  më shumë inspektorë  të punës, se sa një numër aq të madh të zëvendësministrave.

Azemi: Më mirë të kishim 200 inspektorë se 70 zëvendësministra

“Kishte me qenë shumë më e arsyeshme,  që në mesin e 70 zëvendësministrave,  kishte me qenë shumë më mirë, që t’i kemi 70 inspektor të punës. Të cilët me të vërtetë është shumë i vogël. Sepse me 70 zëvendës ministra ne kemi mund t’i kemi 200 inspektor, kishim pasur shpenzime shumë më të vogla se sa ato që i bëjnë këta 70 zv ministra”, tha ai.

Ndryshe, sipas  të dhënave të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, në vitin 2016  janë katër raste të vdekjeve në punë.   Në vitin 2017, janë 20 raste, ndërsa  vetëm në tre muajt e parë të vitit  2018, janë 4 raste të vdekjes së punëtorëve ne vendin e punës.

Azemi: Punëtorët në sektorin privat janë në gjendje të rëndë

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ka mbajtur një konferencë me temën “Gjendja e punëtorisë në sektorin privatë në Kosovë".

Jusuf Azemi tha se gjendja e punëtorëve në sektorin privat është e mjerueshme.

 "Patëm takim me kryeministrin, para disa ditësh ku jemi ndarë të zhgënjyer sepse kur ne i kërkuam që të zbatohet ligji  i punës marrëveshja kolektive dhe paga minimale. Ai na pyeti se pse s’po zbatohet ligji dhe marrëveshje kolektive a . Sa i përket pagës minimale e lusim kryeministrin mos e mbani në qafë një kategori që marrin 130 euro edhe këta duan ta kenë jetën e vet ashtu siç e ka kryeministri dhe fëmijët e tij. Nënshkruaje pagën minimale se i morët në qafë punëtorët e sektori privat. Me rritjen e pagës minimale nga 170 në 250 buxheti do të rritet. Iu lusim që të mos luani me djersën e punëtorëve dhe nuk e di çka mund t’iu thotë nesër kryeministri punëtorëve te sektorit privat se çfarë ka bërë për ta. Ne i gëzohemi rritjes se pagave në sektorin publik por Kosova është vendi i fundit me pagën minimale. Qëllimisht kryeministri po e vonon nënshkrimin e pagës", tha Azemi.

Ndërsa ka shprehur shqetësim për gjendjen e puntorëve në sektorin privat.

" Shpreh shqetësim me vdekjen e punëtorëve në sektorin privat. Iu lusim kthjelluni mendjen dhe mendoni për sektorin privat sepse kjo gjendje është e rëndë. Bashkëpunim i shtetit me kompanitë e papërgjegjshme. Kompania ‘Estemed’ ku punëtorët kanë deklaruar për gjendjen e rënde punojnë pa kontrata pune, ku 7 punëtorë janë larguar. Kjo kompani nuk kemi gjetur punëtorë që ka kontratë pune dhe as që paguan kontribut për shtetin. Kemi raste kur kompanitë private nuk paguajnë Trustin Pensional. I kemi dhënë ATK-së  kompanitë me emër dhe mbiemër dhe ende s’ka nis asgjë”, tha Azemi.

Sipas tij në vitin 2016 janë  katëer raste të vdekjeve në punë, në vitin 2017, 20 raste të vdekjeve në vendet e punës, ndërsa në vitin 2018  janë  4 raste të vdekjes së punëtorëve ne vendin e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat