Veseli: Diaspora është e integruar në trendet më të avancuara të zhvillimit

Aktuale

Veseli: Diaspora është e integruar në trendet më të avancuara të zhvillimit

Më: 18 maj 2018 Në ora: 11:10
Kadri Veseli ne Kuvendin e Kosoves

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ka ardhur koha që të lëvizim përtej të kuptuarit të diasporës thjesht si fuqi e remitencave për familjet tona dhe si kategori e mallit për vendlindjen.

Po ashtu, Veseli ka shkruar se njerëzit tanë në diasporë janë të integruar në trendet më të avancuara të zhvillimit dhe të dijes.

Postimi i plotë:

Ka ardhur koha që ne të lëvizim përtej të kuptuarit të diasporës thjesht si fuqi e remitencave për familjet tona dhe si kategori e mallit për vendlindjen. Sot, njerëzit tanë në diasporë janë të integruar në trendet më të avancuara të zhvillimit dhe të dijes. Ata janë investitorë dhe menaxherë kompanish të mëdha. Janë drejtorë bankash, e sipërmarrës të suksesshëm. Janë intelektualë, ekspertë e përfaqësues institucionesh shtetërore. Diaspora jonë përbën një potencial të madh, nga i cili mund dhe duhet të përfitojë Kosova. Kjo mund të arrihet duke ndërtuar komunikim praktik institucional me njerëzit tanë në diasporë, me idetë e tyre dhe me potencialin e tyre investiv.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat