Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po merr pjesë në forumin ekonomik të Vjenës " Sofia Talks 2018".
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se së bashku me liderët e rajonit do të zhvillojmë diskutime produktive dhe konstruktive që ndërlidhen me fushat e bashkëpunimit rajonal
Postimi i plotë:
Sot nën patronatin e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe margjinave të Samitit të Sofjes po zhvillohet edhe Forumi Ekonomik i Vjenës " Sofia Talks 2018".
Së bashku me liderët e rajonit do të zhvillojmë diskutime produktive dhe konstruktive që ndërlidhen me fushat e bashkëpunimit rajonal, vizionit për të ardhmen e vendeve tona si dhe iniciativave të përbashkëta zhvillimore e integruese drejt familjes evropiane.