Haradinaj përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik të Vjenës

Aktuale

Haradinaj përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik të Vjenës

Më: 18 maj 2018 Në ora: 09:52
Forumi Ekonomik i Vjenës, në të cilin Kosova po përfaqësohet nga Kryeministri Ramush Haradinaj.

Ka nisur sot në Sofje të Bullgarisë, Forumi Ekonomik i Vjenës, në të cilin Kosova po përfaqësohet nga Kryeministri Ramush Haradinaj.

Forumi Ekonomik i Vjenës, po mbahet nën kryesimin e Bullgarisë e cila udhëheqë edhe me Presidencën Evropiane, dhe në të cilën përveç Kosovës po marrin pjesë edhe Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi derisa nikoqir i këtij samiti është Boyko Borissov, Kryeministër i Bullgarisë.

Bashkëpunimi Regjional, si pjesë e integrimit Evropian, Realiteti i Ballkanit Perëndimor, pritjet dhe përgjegjësitë, janë temat e këtij forumi.

Forumi Ekonomik i Vjenës po shihet si një platformë e mirë për të vendosur bashkëpunim konkret ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit për media nga kryeministria, në sesionin plenar të këtij forumi, Kryeministri Haradinaj do të shpalosë realitetin ekonomik dhe infrastrukturor të Kosovës dhe planet dhe pritet e bashkëpunimeve mes vendeve të regjionit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat